Rajon - Botë

Pamje të reja pas vrasjeve masive në Moskë – njëri prej të dyshuarve shihet duke u larguar me armë në dorë

SI22.03.2024 702 1 minute read

Shteti Islamik pretendon se ka kryer sulmin masiv në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” në Moskë, ku mbetën të vdekur të paktën 40 persona.

Tashmë në rrjetet sociale janë shfaqur fotografitë e parë të të dyshuarve të përfshirë në të shtënat masive në Moskë.

Qytetarët rusë raportohet se kanë filmuar një nga të dyshuarit teksa po përpiqej të largohej nga vendi i ngjarjes me pushkën automatike në dorë.

Gjithashtu është publikuar një fotografi ku shihen dy persona në një veturë dhe dyshohet se janë përgjegjës për vrasjet në kryeqytet.