Maqedoni

Taravari në iftar të përbashkët me komunitetin boshnjak

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari bashkë me liderët tjerë nga koalicioni VLEN, sot ishin në iftar të përbashkët me pjesëtarë të komunitetit boshnjak në Shkup.

Iftari i përbashkët me komunitetin boshnjak është një simbolikë, por jep një mesazh të mirë në ndërtimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndëretnike në shtet.

“Kandidati ynë për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari përveçse i shqiptarëve, është president i të gjithëve”.

Kështu thuhet në komunikatën për media nga Arben Taravari.