Maqedoni

MPPS: Paga minimale do të jetë 367 euro

Këshilli Ekonomik Social ka mbajtur mbledhje dhe ka konstatuar se paga minimale, e cila deri më tani ka qenë 18.000 denarë, prej tani do të jetë 22.567 denarë (367 euro) në vlerë neto, gjegjësisht 33.352 denarë në vlerë bruto.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftojnë se me harmonizimin e ri, paga minimale në vitin 2024 është rritur për 3.613 denarë në vlerë bruto, gjegjësisht 2.392 denarë në vlerë neto.

Me 14 gola dhe 12 asistime te Chelsea, rivalët e Bluve në Premier L…Për herë të parë, mjekët transplantojnë veshkën e derrit tek njeriu…“Alhamdulillah” – reperi i njohur amerikan konver…Ndërtesa ‘më e ngushtë në botë’ ndodhet në Itali –…Babai i Neymar lëshon një deklaratë të fortë pasi u raportua se ai …
Rritja e pagës minimale është bërë në pajtueshmëri me metodologjinë e re për harmonizim e miratuar në vitin 2022 pas bisedimeve mes Qeverisë, sindikatave dhe punëdhënësve. Në pajtueshmëri me metodologjinë e re, paga minimale harmonizohet me 50% të shpenzimeve për jetesë dhe 50% me rritjen e pagës mesatare.

Megjithatë, sindikatat sot reaguan se rritja e pagës minimale nuk është e mjaftueshme dhe kërkuan nga qeveria e ardhshme në 100 ditët e para të bëjë edhe një korrigjim, me çka paga minimale do të arrinte në 450 euro.

Nga LSM presin që rritja e re e pagës minimale të hyjë në “Gazetë Zyrtare” më së voni të hënën.