U vra me thikë një mjek në Shkup, MPB: Ndërmerren veprime për zbardhjen e rastit
Një mjek amë ka humbur jetën mbrëmë pasi që ka marrë plagë të shumta me thikë para poliklinikës në lagjen Zhelezarë në Shkup. Mjeku është goditur 9 herë me thikë nga një kryerës i panjohur dhe më pas ka ndërruar jetë.
Prokurori publik ka lëshuar urdhër për obduksion, si dhe urdhër për grumbullimin dhe analizimin e të gjitha gjurmëve të gjetura në vendngjarje dhe sigurimin e pamjeve të video vëzhgimit. Po ndërmerren edhe veprime për zbardhjen e ngjarjes, thuhet në njoftimin e MPB-së.