Maqedoni

Taravari prezantoi bashkëpunëtorët e tij për në Kabinetin presidencial (Video)

Kandidati për president i VLEN-it Arben Taravari prezantoi sot një pjesë të bashkëpunëtorëve të tij për në kabinetin presidencial. Ai me këtë rast shprehu mirënjohje individëve të panumërt të cilët e kanë mbështetur dhe besuar gjatë këtij rrugëtimi.

“Siç e dini epiqendra e fushatës sonë është në bashkim dhe ndryshim. Sloganit ynë “ndryshimi ja vlen”, është rezultat i një vullneti të fuqishëm dhe të shumëpritur të shqiptarëve që me përkushtim dhe palëkundshmëri të plotë synon gjithë-përfshirjen dhe bashkëpunimin mbipartiak. Presidenca ime do të udhëhiqet nga vlerat evropiane. Kabineti ynë do të udhëhiqet nga ekspert, disa janë prezent, Kaltrina Zekolli-Shaqiri – docente në fushën e të drejtës civile; Taner Hasa, doktor i shkencave të mjekësisë; Bari Abduli, magjistër i drejtësisë, Zemri Elezi, profesor ne UEJL”, deklaroi Arben Taravari, kandidat për president i VLEN-it.

Sipas tij këto janë vetëm disa emra, në të ardhmen ai tha se do të zgjeroj ekipin e tij.