Rama tenton ta prekë në faqe, gazetarja: Mos më prekni më! (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot me gazetaren e politikës, Ambrozia Meta.
Teksa kreu i qeverisë shqiptare jepte një deklaratë për mediat, gazetarja e pyeti për investimin në ishullin e Sazanit nga dhëndri i ish-presidentit Donald Trump.
Në fund të deklaratës, Rama ka tentuar të prekë te faqja gazetaren, ndërsa kjo e fundit e ka paralajmëruar që mos ta bënte këtë gjë, ndërsa ka lëvizur me shpejtësi kokën.
Gazetarja: A do të jetë e njëjta kontratë si me atë të Portit të Durrësit, ku falen tokat, dhe taksat…
Rama: Latinët kanë një shprehje, padija nuk është argument.
Gazetarja: Ju lutem një shifër sa fitojnë shqiptarët….
Rama: Shqiptarët nga gjithçka ne po bëjmë, po fitojnë këtë proces. Do të fitojnë në këtë proces. Nxitja e këtyre zhvillimeve, realizimi i këtyre zhvillimeve, pasuron shqiptarët, Shqipërinë, rrit ekonominë e saj. Injoranca nuk ka argument.
Gazetarja: Në portin e Durrësit nuk ka investim, po shiten pallatet në gropë….
Rama: Shko shifi (tenton ta prekë në fytyrë)