September 28, 2024
Maqedoni

Çairasit kundër Mexhitit, shpërthejnë akuzat, Izet + Rafet = Kazino

Qytetarët e Çairit dhe rinia e këtij vendi është ngritur në këmbë për të kundërshtuar politikën e gabuar të kryetarit të LD-së, kryetar i deri-djeshëm i Çairit.

Në banerola të cilat i kanë vendosur në disa lokacione, qytetarët janë shprehur publikisht kundër dhe kanë zbuluar edhe disa cilësi negative të Izet Mexhitit.

Një shkrim i vendosur në urën në lagjen “Jahja Pashë” shkruhet emri i Izet Mexhitit dhe i ish politikanit, Rafet Muminoviç dhe në fund është barazuar me kazino. Kjo për faktin se pikërisht Mexhiti duke mos votuar “PëR” ligjin për lojërat e fatit, i mbrojti dhe i la të “gjalla” objektet e kazinove dhe bastoreve në Çair që kontrollohen nga Muminoviç.

Në një shkrim tjetër të shpërndarë në disa vende është shkruar “Izet uzurpuesi”, që kthen në mendjen e qytetarëve uzurpimin e hapsirave publike dhe ndërtimin e ndërtesave të shumta nga ana e ish kryetarit, Izet Mexhiti.

E në një shkrim të tretë shkruhet “E shkatrove Çairin, ike në Butel”, duke aluduar se Mexhiti për tre mandate nuk bëri asgjë të mirë, përkundrazi shkatëroi Çairin dhe në fund vet vendosi që të banon, jeton në një komunë tjetër./Indeks