Maria Gabriel do të jetë kryeministrja e re e Bullgarisë
Ministrja aktuale e Punëve të Jashtme, Maria Gabriel, nga partia GERB, do të jetë kryeministrja e re bullgare, pasi Nikolai Denkov dha dorëheqjen më 5 mars. Lëvizja e tij i lejoi GERB-it të formonte një qeveri për nëntë muaj, siç u ra dakord pas zgjedhjeve të vitit të kaluar.
“Unë e pranoj këtë mandat me një ndjenjë përgjegjësie sepse Bullgaria ka nevojë për stabilitet,” tha 44-vjeçarja Gabriel, e cila është një ish-komisioner i BE-së për ekonominë digjitale.
Ajo shtoi se partia Ne vazhdojmë me ndryshimin ka kërkuar 24 orë për të diskutuar detajet.
“Shpresoj që në 24 orët e ardhshme ta finalizojmë marrëveshjen. Nuk kemi dallime në prioritetet e shtetit”, tha ajo.
Në zgjedhjet e mbajtura në prill të vitit të kaluar, GERB fitoi më shumë mandate, 69, pasuar nga Ne vazhdojmë ndryshimin me 64. Marrëveshja e tyre për të ndryshuar kryeministrin çdo nëntë muaj i dha fund krizës politike të gjatë në vend.
Gabriel është gruaja e dytë që mban postin e kryeministrit në Bullgari deri më tani, pas Renata Inxhova, e cila drejtoi shkurt qeverinë nga tetori 1994 deri në janar 1995.