Kërkohej për të vuajtur dënimin, ndalohet në Tetovë banori i Gostivarit
Të dielën mbrëma rreth orës 22:50, në kryqëzimin e rrugëve “Vidoja Smilevski-Bato” dhe rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 34-vjeçarin K.M. nga Debreshi i Gostivarit, i cili me urdhër arrest qëndror të lëshuar dhe me urdhër të gjykatës kërkohej për vazhdim të vuajtjes së dënimit me burg në kohëzgjatje prej 2 vjet e 10 muaj në Institucionin Ndëshkues Korrektues Penal-Burgu Idrizovë në Shkup për veprën penale “vjedhje e rëndë.