LSDM / VMRO-DPMNE, akuza të ndërsjellta për nepotizëm
Akoma para fillimit të fushatës zgjedhore, parititë më të mëdha maqedonase veç tjerash, akuzojnë njëra tjetrën për nepotizëm.
LSDM akuzon për një skemë të ndërlidhur të familjarëve dhe miqve të kryetarit të Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov gjatë punësimeve në shkolla, në komunë dhe institucione të tjera publike.
“Shikone këtë skemë të nepotizmit të DPMNE-së dhe Pecakov në Ohër. Asgjë nuk ka ndryshuar në DPMNE, nepotizmi, punësimet familjare në kurriz të qytetarëve, janë veçorit e tyre. Vota për DPMNE është votë për kthim prapa, që nënkupton strehim të kuadrove partiake, familjarëve dhe miqve të funksionarëve të zgjedhur të kësaj partie.” – tha Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdana Kuzeska.
VMRO-DPMNE nga ana tjetër, njeh nepotizëm në radhët e LSDM-së, ndërsa për punësimet në Qendër, porositën të pyetet kryetari i tyre.
“LSD dhe Kovaçevski janë kumbarë të nepotizmit. Në seancë të Qeverisë me të cilën udhëheq Dimitar Kovaçevski, është ndarë tokë shtetërore për fotovoltaik për bashkëshorten e tij me çmim prej një euro për metër katrorë. Derisa Kovaçevski ishte zëvendësministër i financave dhe anëtar i qeverisë, kumbari i tij Paunov, mori ndihmë shtetërore përmes kompanisë Pixel Group” – thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Me të drejtë populli thotë se ne nuk kemi shtet, është koha ta kthejmë atë, thonë nga kjo parti.