Kosovë

Murati: Me falje të borxheve nuk mbahet shteti

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nuk është kompetencë e ministrisë që t’i falë gjobat bizneseve të prekura nga pandemia. Murati ka thënë se nuk mund të falen borxhet e ndëshkimet. “Borxhet nuk mund t’i falim. Me falje të borxheve e ndëshkimeve nuk mbahet shteti, shteti mbahet me tatim, prej tatimpaguesve që paguajnë me rregull. Tatim paguesit kanë mundësuar të paguhen pagat e mjekëve, pensionistëve e pagat e juaja”, ka thënë Murati.

Interpelanca në Kuvendin e Kosovës e thirrur për të diskutuar për këtë çështje, por Murati ka thënë se thirrësi i interpelancës nuk e din pse e ka thirrë. “Çështja se a duhet të falen borxhet në ATK, e jap qëndrimin tim. E kuptoj se qeveritë e kaluara nuk e kanë pasur problem këtë, për neve është i rëndësishëm ligji. Nëse flasim për ATK-në, janë dy borxhe, ai TVSH-së që nuk është e hyrë biznesore e as nuk u takon bizneseve. Tek tatimi, varet prej të hyrave që kanë bizneset. Nëse bizneset kanë pasur humbje, tatimi është zero. Megjithatë edhe ligji për ATK-në, e parasheh se nëse bizneset kanë problem me pagesën e tatimit ata mund të hyjnë në bisedime me ATK-në për ta zgjidhur. Problemi është se çka nëse i falim, kemi pa që nuk e kanë rritë joefektivitetin, e ato nuk i paguajnë”, ka thënë Murati.