Maqedoni

Kapet shkupjani që kishte ikur nga burgu i Idrizovës, është i dënuar me 15 vjet burg

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njoftojnë se në orët e para të ditës së sotme, respektivisht në ora 1 pas mesnate, njësiti për intervenime pranë policisë së Shkupit ka arrestuar 32-vjeçarin E.L. nga Shkupi, i arratisur nga burgu.

“Ai ishte dënuar me 15 vjet burgim për veprat penale të kryera nga neni 236, neni 242 dhe neni 215 i Kodit Penal, dhe kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Burgut “Idrizovë” për arratisje nga burgu. Atij i është gjetur dhe konfiskuar edhe marihuanë dhe një lëndë e bardhë”, shtojnë nga MPB.