Ja sa para ka pasur në çantën e vjedhur mbrëmë në Kumanovë!
“Sot (16.03.2024), zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria M.A. (28) dhe E.A. (32), të dy nga fshati Bukoviq i Shkupit. Ata dyshohet se më 15.03.2024, rreth orës 20:20, në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë, me automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa të Shkupit, kanë goditur automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Passat”, i cili drejtohej nga S.S. (63 ). nga Kumanova, pas çka kanë qëlluar në drejtim të S.S. dhe i kanë marrë një torbë me para dhe më vonë i kanë vënë flakën automjetit Range Rover”, njoftoi MPB.
Siç shkruan utrinskivesnik.mk, në torbën e vjedhur ka pasur 150 mijë euro, transmeton portali lideri.mk. Policia nuk ka dhënë detaje nëse gjatë arrestimit të dy të dyshuarëve janë gjetur edhe paratë.
“Ata janë ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, shtohet në njoftimin nga MPB.