Maqedoni

Ballkani çështje prioritare thonë Blinken dhe Schallenberg

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar një vizitë në Vjenë ku gjatë një konference shtypi me ministrin e Jashtëm austriak Alexander Schallenberg tha se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën dhe Serbinë.

Ai tha se SHBA po punon me Austrinë për prioritete kyçe rajonale veçanërisht për Ballkanin Perëndimor.

“Siç përmendi ministri i Jashtëm, ne po bashkëpunojmë gjithashtu për prioritete të tjera kyçe rajonale, veçanërisht për Ballkanin Perëndimor. Dhe këtu, me të vërtetë duhet të përgëzoj lidershipin afatgjatë të Austrisë dhe udhëheqjen dhe angazhimin personal të ministrit të jashtëm. Kjo është diçka që vlen shumë për ne, dhe veçanërisht për Presidentin Biden, sepse për Presidentin dhe për mua – kur fillova në vitet 1990, aq shumë fokusi i botës ishte në Ballkan, në Bosnjë, në Kosovë”– tha Blinken.

Më tej ai theksoi se duhet duhet të ketë përpjekje konstruktive nga Kosova dhe Serbia për stabilizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e angazhimeve në kuadër të dialogut.

“Ne po punojmë gjithashtu së bashku për të mbështetur një përmirësim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Atje, dialogu i lehtësuar nga BE-ja është i vetmi mekanizëm i zbatueshëm, e vetmja rrugë e qëndrueshme përpara. Ne duhet të shohim mirëbesim, përpjekje konstruktive nga Kosova dhe Serbia për të stabilizuar marrëdhëniet dhe për të ecur në atë rrugë, për të mbajtur tensionet të ulëta, për të rritur koordinimin, për të rritur transparencën me partnerët ndërkombëtarë, për të zbatuar të gjitha angazhimet që janë në dialog”– u shpreh sekretari amerikan i shtetit.