Maqedoni

Bojmacaliev në Manastir i kënaqur me ecurinë e ndërrimit të dokumenteve

Ndërrimi i dokumenteve personale në Manastir po zhvillohet pa rrëmujë, ka thënë zëvendësministri shtesë për Punë të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, pas vizitës së bërë atje. Sipas tij, situata e marrjes së dokumenteve me emrin e ri kushtetues po rrjedh si duhet edhe në qytetet tjera.

“Jo vetëm në Manastir, por edhe në qytetet tjera, procedura për dhënien e dokumenteve personale është kah fundi. Në Manastir numri i ndërrimit të pasaportave dhe letërnjoftimeve po zhvillohet pa rrëmujë dhe në kushte shumë normale.”, – deklaroi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev.

Ankesat e qytetarëve për shkelje të së drejtës, Kacarska: Do të përgjigjem pasi të shqyrtohen

Bojmacaliev me përgjigje edhe për ndryshimin e rendit të terminit, respektivisht përllogaritjen ku disa qytetarë thirren që të fotografohen më herët nga termini i caktuar, e disa të tjerë respektojnë terminin. Sipas tij, ky është vendim i ministrit. Ndërkohë, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska ka komentuar edhe paralajmërimin për iniciativën se qytetarëve në mungesë të dokumenteve personale valide u shkelet e drejta kushtetuese. Sipas saj akoma në kushtetuese nuk ka një iniciativë lidhur me këtë çështje.

“Kur të parashtrohen referatet, unë do t’i vë në seancë. Pra, atëherë unë e them mendimin tim, tash do të ishte joserioze nga ana ime që paraprakisht të tregoj se si do të votoj dhe nëse bëhet fjalë për iniciativë të arsyeshme dhe që ka bazë.”, – theksoi kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska.

Për vonesat me marrjen e dokumenteve të reja personale, qytetarët ankohen vazhdimisht edhe tek Avokati i Popullit. Ky institucion bën thirrje për riorganizim të MPB-së dhe funksionim të plotë të këtij institucioni në lëshimin e dokumenteve personale në afat të rregullt prej 15 ditësh.