Maqedoni

Ministri Lloga mori pjesë në promovimin e librit “Përmbledhje e teksteve angleze” në UNT

Ministri i drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga sot ka marrë pjesë në promovimin e librit “Përmbledhje e teksteve angleze” në Universitetin Nënë Tereza në Shkup nga autorët Ljubica Kardalevska-Radojkova dhe Valbona Hajretin.

Ishte nder dhe kënaqësi të merrja pjesë në promovimin e librit “Përmbledhje e teksteve angleze” nga autoret Ljubica Kardalevska-Radojkova dhe Valbona Hajretin, që u mbajt në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup. Kjo vepër shkencore pasuron literaturën shkencore dhe diplomatike, e cila është shumë e nevojshme për shoqërinë tonë dhe brezat e rinj.

Nëpërmjet një përzgjedhjeje tekstesh autentike të shkruara fillimisht në gjuhën angleze, ideja e kësaj përmbledhjeje është të përcaktojë leksikun në fushën e shkencave politike, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, i cili për nga shpeshtësia e përdorimit del si dominues.

Përmbledhja në tre gjuhë jep kontribut sidomos për administratën publike në Maqedoninë e Veriut, në procesin e bisedimeve dhe njësimit të legjislacionit me Bashkimin Evropian.