“Kolla e keqe”, Petliçkovski paralajmëron masa më të rrepta
Kryetari Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski njoftoi sot se numri i të prekurve me Kollën e keqe ka arritur mbi 170 dhe se ky numër pritet të rritet në javët në vazhdim. Ai nuk përjashtoi mundësin e masave më të rrepta, shkruan Alsat.
“Për momentin numri i të prekurve është mbi 170 dhe sigurisht që ky numër do të rritet edhe më shumë, ndërsa është e mundur që javën në vazhdim të dalim me masa më të rrepta epidemiologjike, megjithatë kjo varet nga ajo se si do të rrjedhin gjërat”, tha Petliçkovski.