Policia e Maqedonisë arreston kosovarin e kërkuar nga Interpoli
Më 13 mars 2024, në ora 17:15 në pikën kufitare Bllacë, policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 56 vjeçarin me iniciale S.S. nga Kosova.
Gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se emri i tij figuron në listën e Interpolit, transmeton Lideri.mk.
“I njëjti është dorëzuar në Stacionin e Policisë Mirkovci për procedurë të mëtutjeshme”, njoftoi MPB.