Shkollat publike dhe private në Shqipëri, pushim edhe të premten
Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e sotme se përveç ditës së enjte, edhe e premtja do të jetë pushim për administratën, ku bashkë me të shtunën dhe të dielën e çon në katër ditë numrin e pushimeve për këtë javë.
Pas Ramës, edhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar konfirmon se pushim do të jenë edhe shkollat publike dhe private.
Në mbështetje të neneve 95,pika 2, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.
Vendosi:
𝘾𝙖𝙠𝙩𝙞𝙢𝙞𝙣 𝙚 𝙙𝙞𝙩𝙚̈𝙨 𝙨𝙚̈ 𝙥𝙧𝙚𝙢𝙩𝙚, 𝙙𝙖𝙩𝙚̈ 15.03.2024, 𝙙𝙞𝙩𝙚̈ 𝙥𝙪𝙨𝙝𝙞𝙢𝙞
Njoftohen të gjitha Institucionet arsimore publike/jopublike, nxënësit dhe punonjësit arsimor në gjithë vendin.