Maqedoni

Xhaferi inspekton punimet në Korridorin 10-të

Kryeministri i vendit Talat Xhaferi dhe zyrtarë tjerë qeveritarë inspektuan punimet ndërtimore përgjatë autostradës, Shkup -Veles, respektivisht të pjesës rrugore Petrovec – Katllanovë me gjatësi prej 11 kilomentrave e cila shumë shpejtë do të lëshohet në përdorim nga të dyja anët.

“Jemi në aksin rrugor Katllanovë – Petrovecë për të mbikqyrë mbarëvajtjen e punimeve në realizimin e rekonstruimit të pjesës së autostradës të kësaj pjesë në gjatësi prej 11 kilometra dhe në vlerë prej 10 milion e gjysëm euro investim. Punimet të cilat duhet të mbarojmë deri në fund muajit në bazë të kësaj që raportoi organi mbikqyrës dhe shpresojë se duke parë intensitetin edhe dinamikën e punimeve nuk duhet pse mos me besu, mbi gjitha ajo mbetet përgjegjësi dhe punë e punëmarrësit dhe mbikqyrësit që duhet të realizojnë projektin deri në fund.”, tha kryeministri Talat Xhaferi.

Aksi i ri rrugor përgjatë kësaj autostrade parashikon zgjerim i rrugës për plus edhe një korsi për vozitje në komunikacion. Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi tha se aksi rrugor i kësaj autostrade të Koridorit 10, i plotëson të gjitha standardet e parashikuara evropaine.

“Aktivitetet kanë filluar si nga anën e majt ashtu edhe nga anën e djathtë të kësaj autostrade ku në segmentin e anës së djathë veçmë punimet kanë përfunduar dhe është ridrejtuar komunikacionin në anën e dhathë, ndërsa tani jemi duke punuar dhe jemi në fund ndërtimet në segmentin e anës së majtë me çka kemi bërë komplet rikonstruimin e kësaj autostrade që tani i plotëson të gjitha standardet evropiane të kësaj autostrade.”, tha drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi.

Nga NP “Rrugët Shtetërore” njëherit informuan se vazhdojnë punimet për ndërtimin e gjithë infrastrukturës rrugore përgjatë Koridorit 8 dhe Koridorit 10 dhe me rehabilitimin dhe meremetimin e të gjitha rrugave magjistrale dhe ato lokale.