Kuvend, miratohet Ligji për praktikat e padrejta tregtare
Deputetët njëzëri miratuan Ligjin për kufizimin e praktikave të padrejta tregtare, i cili pritet të ndikojë në stabilizimin e çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore.
“Gjithsej votuan 82 deputetë të pranishëm, të gjithë 82 deputetët votuan pro, nuk ka asnjë kundër dhe nuk ka as të përmbajtur. Konstatoj se Kuvendi e miratoi Ligjin për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve ushqimore dhe atyre bujqësore.”, – deklaroi kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski për TVM.
Me miratimin e ligjit pritet të hiqen të gjitha praktikat e padrejta ndërmjet tregtarëve dhe furnizuesve, të cilët janë aktivë në zinxhirin e furnizimit bujqësor dhe ushqimor në faza të prodhimit, përpunimit, tregtimit, shpërndarjes dhe shitjes me pakicë të produkteve bujqësore dhe ushqimore në vend.
Ligji për praktikat e padrejta tregtare në zbatim nënkupton që Ministria e Ekonomisë duhet të formojë listë me 2 mijë produkte kryesisht ushqimore për të cilat marzhi i fitimit nuk do të lejohet të jetë më i lartë se 10 për qind.