Rajon - Botë

Lufta në Gaza, 67 palestinezë u vranë në ditën e parë të Ramazanit

Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se 67 persona u vranë nga sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit, teksa palestinezët filluan të agjëronin për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Palestinezët në Gaza filluan të agjërojnë dje për muajin e shenjtë të Ramazanit, ndërsa uria përkeqësohet në të gjithë rajonin. Ndërkohë qindra palestinezë morën pjesë në lutjet në një vend të shenjtë të Jeruzalemit në ditën e parë të muajit të agjërimit mysliman të Ramazanit.

Me vdekjen e 24 orëve të fundit, numri i palestinezë të vrarë shkon në më shumë se 31,112 që nga fillimi i luftës. Ministria nuk bën dallime midis civilëve dhe luftëtarëve në numërimin e saj, por thotë se gratë dhe fëmijët përbëjnë dy të tretat e të vdekurve.