Makina e ARM-së aksidentohet në Kosovë, nuk ka të lënduar
Armata e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se një prej makinave të ushtarëve të Maqedonisë që janë në mision në Kosovë, ka bërë aksident. Si pasojë e motit të keq, shoferi ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe ka përfunduar në sistem të ujitjes duke çarë gomat, raporton Alfax.
“Gjatë ditës së djeshme (11.03.2024) në mbrëmje gjatë kryerjes së detyrave të caktuara në kuadër të operacionit NATO-KFOR në Kosovë, ka ndodhur një aksident i lehtë trafiku në të cilin ka dëme të vogla materiale dëmtimi i automjetit (gomat e çara) pa asnjë pasojë për drejtuesin e mjetit. Gjegjësisht, gjatë kryerjes së një patrullimi tërregullt nga pjesëtarët e ushtrisë, me një automjet ushtarak si pjesë e kontingjentit tonë në komandën rajonale perëndim, për shkak të kushteve të këqija të motit (dukshmëria e dobët dhe rruga e rrëshqitshme) drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të të cilit mjeti ka dalë jashtë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal për ujitje”, njofton Ministria e Mbrojtjes.
“Si pjesë e procedurave standarde të funksionimit, me m,ështetjen e kontingjenti italian në të cilin kryejmë detyrat komandën rajonale perëndim, automjeti është tërhequr dhe transportuar në bazë ku pas ndërhyrjes së nevojshme do të përfshihet sërish në kryerjen e detyrave në kuadër të misionit”, qartësojnë nga Ministria e Mbrojtjes.Аlfax.