Ndalohet një 41-vjeçar në Maqedoni, dyshohet se ka kryer 10 vepra penale
Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Sveti Nikollës në kuadër të SPB Shtip kanë zbardhur 10 vepra penale “vjedhje e rëndë” të kryera më 10.03.2024 në objektet e shitjes në Tregun e Qytetit në Sveti Nikollës, ku janë marrë sende të ndryshme dhe para.
Për shkak të dyshimit se i ka kryer krimet, është ndaluar V.B.(41) nga Sveti Nikolla. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe në një bisedë zyrtarët policor ka pranuar krimet, ndërsa pjesa më e madhe e sendeve të konfiskuara iu gjetën dhe iu kthyen qytetarëve të dëmtuar.