Raporti i kredive me probleme e fillon me rritje të lehtë vitin 2024
Raporti i kredive me probleme e filloi me një rritje të lehtë vitin 2024.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për janarin ky tregues u rrit në 4.88%, nga 4.74% që kishte qenë në fund të dhjetorit. Megjithatë, raporti i kredive me probleme vazhdon të jetë në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur shënonte nivelin 5.1%.