Shqipëri

Berisha publikon raportin e CAA: ‘Non grata pa asnjë provë, fakt apo dokument’

e plotë në anglisht të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, publikuar në faqen e tyre në internet, duke ia lënë lexuesve në dorë të gjykojnë për faktet e mbledhura nga delegacioni prej dhjetë anëtarësh i këtij Këshilli gjatë misionit në tri shtete të Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, majin e vitit 2023.

“Qëllimi i delegacionit ishte të vlerësonte progresin, problemet dhe çështjet me të cilat përballen këto demokraci të reja pothuajse një çerek shekulli pasi ndërhyrja e NATO-s në Luftën e Kosovës 1998-1999 ndaloi “spastrimin etnik” të Kosovës nga Serbia dhe detyroi Serbinë të tërhiqej nga ky rajon me shumicë dërrmuese shqiptare”, thuhet në krye të raportit.
Lidhur me Shqipërinë, misioni i diplomatëve amerikanëve ka shkruar në veçanti për rastin e liderit të opozitës, z. Sali Berisha dhe shpalljen e tij “non grata”. Pikërisht këtë moment ka veçuar zoti Berisha sot.

“Berisha “non grata” pa asnjë provë, fakt apo dokument! – nënvizon lideri i PD-së në Fb në të dy gjuhët duke ftuar ndjekësit e tij që t’i referohen linkut në vijim. – Berisha, non grata with no evedenice, fact or document! Click the link below. Klikoni link-un më poshtë!”