LSDM/VMRO-DPMNE, përplasje rreth presidencialeve
LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë shkëmbyer akuza rreth zgejdhjeve presidneciale. Sipas LSDM-së fitorja e kandidatit të tyre Stevo Pendarovski do të rezultojë me integrim në BE, duke shmangur izolimin dhe regresin shoqëror rrugë të cilën sipas tyre, e ndjek oponenti i tyre politik, VMRO-DPMNE, thuhet në komunikatën e lëshuar nga LSDM-ja.
“Vetëm me Pendarovskin dhe LSDM-në realizohet shpresa e vetme reale për të ardhme të ndritur – anëtarësim në BE, paga dhe pensione më të larta, zhvillim ekonomik, vlera dhe standarte evropiane. Për këtë arsye, në zgjedhjet në vijim qytetarët do të japin mbështetje për Pendarovskin. Do të thonë JO për izolim dhe PO për Evropë.”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
Por për VMRO-DPMNE-në Pendarovski nuk është ai që punon për ndryshim. Sipas tyre, presidenti aktual në fushatën e zgjedhjeve të kaluara u zotua se do të punojë në reforma, sidomos në gjyqësor, por që praktika dëshmoi gjithçka tjetër.
“Mundet Pendarovski të ketë harruar se çfarë ka folur, por opinioni përkujton. E vërteta është se me kërcënimet për rizgjedhje të përgjithshme të gjykatësve dhe prokurorëve, Pendarovski dhe LSD-ja bënë preson mbi gjyqësorin që të t’i ndjekin disidentët politik. Pendarovski dëshmoi se mund ta shkel fjalën e vet dhe të mund të gënjejë pa turp.”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE -së.
Sipas VMRO-DPMNE-së kandidatja e tyre Gordana Siljanovska Davkova është zgjiedhja e duhur. Edhe 5 kandidatët tjerë Bujar Osmani nga BDI, Arben Taravari nga koalicioni “VLEN”, kandidati i GROM Stevço Jakimovski, Maksim Dimitrievski lideri i lëvizjes “ZNAM” dhe Biljana Vankovska nga “E Majta”, angazhohen për të fituar votën e qytetarëve në garën presidenciale. Fushata për rrethin e pare të zgjehdjeve presidneciale zyrtarisht nis me 4 prill.