Maqedoni

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar, mes të cilëve katër të mitur, në një aksident të rëndë në magjistralen Shkup-Tetovë

Më datë 09.03.2024 në ora 22:30 në SPB Shkup është raportuar se në magjistralen Shkup-Tetovë në afërsi të fshatit Arnaqi-Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet automjetit të udhëtarëve “Audi A4” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga M.D.(44) nga fshati Dobri Doll-Gostivar dhe automjeti i pasagjerëve “Reno Clio” me targa të Gostivarit i drejtuar nga F.A.F.(46) nga Gostivari, automjeti i të cilit është djegur.

Në aksident kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve, një pasagjer “Audi” dhe tre pasagjere të mitura femra nga automjeti “Reno Clio” të cilët janë konstatuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.

Kontrolli në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.