Maqedoni

Sela: E kam ndjekur me shqetësim copëzimin e subjekteve politike, ata mundohen që të bëjnë tezga

Ziadin Sela gjatë tubimit të sotëm në Çair, duke komentuar ndarjet që kanë ndodhur së fundmi në subjektet politike, përfshi këtu ndarjen në ASH, tha se këta individë që dalin nga partitë amë, po tentojnë të krijojnë, siç tha Sela, tezga për tregti me mandatarin, përcjell TV21.

“Me shumë shqetësim e kam ndjekur lëvizjen e copëzimin të subjekteve politike 1,2,3, të cilët tani më janë bërë bashkë, por jo te ideja për ndryshim, por te ideja e tezgëzimit. Këta mundohen që të bëjnë tezga. Një individ, një parti politike, edhe kryetar edhe deputet dhe allash vereshe me mandatarin i cili do të marrë mandatin për të bërë Qeveri”, tha mes tjerash Sela.