Grubi: Në Likovë kemi ndërtuar 5 salla të sportit
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi gjatë lëshimit në përdorim të sallës së sportit në fshatin Opajë të Likovës, ka njoftuar, se deri tani, në këtë komunë janë ndërtuar 5 salla të sportit.
“Duke ardhur këtu, lexova pak për aktivitetet e Ministrisë së Arsimit dhe më thonë,… E dëgjova Erkanin (Erkan Arifi – kryetar i Likovës) tha 3, Arbëri përmendi katër (Arbër Ademi – ish ministër i Arsimit, tani deputet i zonës), por në fakt 5 salla sportive i kemi ndërtuar në komunë të Likovës dhe kjo flet për dedikimin e madh të cilin e bën Qeveria, institucionet qendrore në bashkëpunim me komunën”, tha Grubi, transmeton TV21.