Moti i keq/ Të dielën pezullohen lundrimet e anijeve nga Vlora dhe Durrësi
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit gjatë 3 ditëve në vijim, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se do të ndalohet lëvizja për tragetet e pasagjerëve në linjat ndërkombëtare. Konkretisht të dielën të ndalohet lëvizja e anijeve me pasagjerë në linjat ndërkombëtare Durrës – Bari – Durrës dhe Vlorë – Brindisi –Vlorë.
Ndërkohë anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete në linjën Durrës – Bari – Durrës dhe Vlorë – Brindisi – Vlorë, ditën e shtunë do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Trageti i linjës Durrës – Ankona – Durrës do të operojë normalisht ditën e diel.