Shkup, burri rrahu në pikë të natës gruan 20 vite më të re dhe vjehrrën
Sot (08.03.2024) në ora 01:00 në SPB Shkup, një grua 35-vjeçare ka raportuar se në zonën e Kisella Vodës ajo dhe nëna e saj janë sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj D.N.(57), transmeton Lideri.mk. Me këtë rast ai ka përdorur edhe mjet të fortë.
“Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi policia./Lideri