Kosovë

Kosovë, në prill do të nisë regjistrimi i popullsisë, do të regjistrohet edhe diaspora kosovare

Agjencia e Statistikave të Kosovës do të fillojë procesin e regjistrimit të popullsisë nga 5 prilli deri më 17 maj të këtij viti. Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të kësaj Agjencie, Avni Kastrati, sqaroi se në regjistrim do të përfshihet edhe diaspora kosovare.

“Në regjistrim do të regjistrohen individ, popullsia, ekonomitë familjare dhe të gjitha banesat, shtëpitë dhe objektet fizike, që duken mbi tokë. Njëkohësisht për shkak të zhvillimit, interesit nacional ASK-ja do të regjistrojë edhe popullsinë që jeton jashtë Kosovës, d.m.th. diasporën.”, – deklaroi drejtori i ASK-së, Avni Kastrati.

Kastrati njëherit bëri të ditur se viteve të fundit Kosova ka shënuar ulje të numrit të popullsisë rezidente në çka ka ndikuar rënia e natalitetit dhe migrimi.

“Shkalla e natalitetit këto vitet e fundit nga regjistrimi i fundit ka një rënie, d.m.th. nuk ka rritje të popullsisë. Kosova nuk është vend atraktiv për imigracion që vijnë tek ne, ndërsa kjo shigjeta tjetër emigracioni ka pasur lëvizje të popullsisë jashtë Kosovës. Pritjet janë se do të ketë më pak popullsi se në vitin 2011.”, – theksoi drejtori i ASK-së, Avni Kastrati.

Kastrati tha se të dhënat preliminare do të publikohen tre muaj pas kryerjes së regjistrimit