Maqedoni

Plotësimi i ligjit për arsimin e lartë, debatohet për harmonizimin e pagave

Në seancën e sotme kuvendore, deputetët do të diskutojnë për propozim-plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë me të cilin do të harmonizohet paga e punëtorëve në institucionet publike të arsimit të lartë, e cila paguhet nga mjete nga llogaria e buxhetit, për të njëjtin kompleksitet, vëllim të punës dhe të njëjtin arsimim në të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë.

Me këtë vendim parashikohet rregullimi i koeficientit për pagesën e pagave për punëtorët në institucionet publike të arsimit të lartë.

Me këtë ndërhyrje ligjore duhet të arrihet qartë dhe pa mëdyshje një vlerë e barazuar e koeficientit për pagesën e pagës së të punësuarve në institucionet publike të arsimit të lartë nga llogaria e buxhetit. Këto ndryshime ligjore më parë i paralajmëroi kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski.

“Me qëllim të tejkalimit të pozitës së pabarabartë të punëtorëve në pesë universitetet shtetërore: “Goce Dellçev” – Shtip, “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, Universiteti Shtetëror i Tetovës, “Shën Apostul Pali”, si dhe në Universitetin “Nënë Tereza”, në koordinimin e sotëm morëm vendim për të propozuar ndryshime në Ligjin për Arsimin e Lartë, me të cilin do të rregullohet koeficienti për pagesën e pagave për të punësuarit në institucionet publike të arsimit të lartë, me çka do të sigurohet rritje adekuate e pagave për të gjithë”, ka shkruar Mitreski në profilin e tij në “Facebook”.

Nga ana tjetër, kryetari i Qeverisë, Talat Xhaferi, ka theksuar se nuk ka pasur kohë që të nënshkruhen marrëveshjet me universitetet e theksuara dhe të marrin paga më të larta, sepse janë shpallur zgjedhjet.