BDI: Mbështesim nivelizimin e pagave në universitete
Bashkimi Demokratik për Integrim jep përkrahje të plotë ndaj iniciativave të cilat kanë të bëjnë me rritjen e pagave në secilin cikël të arsimit, duke siguruar që përmes MASh-it, sapo të përfundojnë procedurat konkrete tek të gjithë universitetet publike do të ketë nivelizim të pagave.
Kështu thuhet në njoftimin e Bashkimit Demokratik për Integrim, duke paralajmëruar se përmes grupit parlamentar ka propozuar ndryshim të Ligjit përkatës, i cili do të nivelizojë pagat dhe i njëjti pritet që të procedohet në një seancë të posaçme të Kuvendit. Avancimi i arsimit të lartë në vendin tonë mban vulën e BDI-së. Në kontinuitet kemi punuar në drejtim të krijimit të kushteve për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor. Gjatë mandatit të BDI-së është investuar në të dy universitetet shtetërore në gjuhën shqipe në UT dhe UNT, në krijimin e kushteve dhe ekipimin e stafit akademik, thonë nga BDI.