Maqedoni

VLEN: BDI e dërgoi Arbër Ademin në protesta për tu tallur me profesorët e UT-së

Bashkimi Demokratik për Integrim ka humbur rrugën në oborrin e vetë si dhe sensin për realitetin e hidhur politikë, kështu u shpreh sot Blerand Ramadani nga VLEN duke akuzuar ashpër BDI-në dhe kryeministrin teknik Talat Xhaferi për diskriminim ndaj punonjësve të 5 Universiteteve publike.

“Dëshmi se BDI-ja e ka humbur rrugën në oborr të vet, dhe ka humbur çdo sensë për realitetin e hidhur, është edhe rasti me të punësuarit më pesë universitetet publike në vend, të cilat ish kryeparlamentari talat Xhaferi i la jashtë marrëveshjes kolektive dhe si rrjedhojë pa rritje të rogave për 22 për qind…Tani Talat Xhaferi në cilësinë e kryeministrit teknik thotë se nuk ka nënshkruar marrëveshje kolektive me universitetet e tjera për shkak të dokumentacionit të pakompletuar, ose me fjalë të tjera Xhaferi thotë se ata nuk kanë ditur të nënshkruajnë një kërkesë që është ofendim shtesë ndaj elitës intelektuale”, deklaroi Blerand Ramadani, VLEN.

Ramadani madje pyeti BDI-në se kundër kujt protestuan deputetët e saj në protestën e organizuar nga sindikatat e 5 universiteteve publike.

“BDI-ja në ditën kur sindikatat organizuan protestë të përgjithshëm e dërgon Arbër Ademin për t’i njoftuar se në këtë periudhë zgjedhore nuk mund të nënshkruhet marrëveshje. Kundër kujt protestuan në Tetovë deputetët e BDI-së, kundër kryeministrit teknik, i cili derisa ishte kryetar i Kuvendit nuk nënshkroi marrëveshjen kolektive. Ditët e keni të numëruara, kanë ngelur edhe 60 ditë deri te ikja e juaj në opozitë”, tha Ramadani.