Rajon - Botë

Sulmohet aeroporti, kriminelët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Nuk ka të ndalur dhuna në Haiti, pavarësisht se autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe shumë forca ushtarake janë dislokuar në terren.

Pas hapjes së burgjeve, ku rreth 4000 të dënuar u arratisën, persona të armatosur sulmuan aeroportin ndërkombëtar të Haitit, duke shkaktuar anulimin e të gjitha fluturimeve të nisjes dhe mbërritjes.

Prej vitesh, Haiti është përfshirë nga trazira të brendshme sociale dhe politike duke çuar në rrënimin e vendit. Dhuna është përshkallëzuar më tej që nga vrasja e Presidentit të Haitit në shtëpinë e tij në vitin 2021.

Ai nuk është zëvendësuar dhe zgjedhjet nuk mbahen që nga viti 2016.Në një reagim, drejtuesit e grupeve kriminale që po drejtojnë dhe dhunën e ditëve të fundit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit në detyrë, i cili po ashtu mban dhe postin e ministrit të Financave.