NATO – Ditë industriale në RMV, kompanitë tona, pjesëmarrëse në tregun e NATO-s
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjkanka Petrovska, hapi NATO – Ditën industriale në Maqedoninë e Veriut. Me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO është hapur mundësia për pjesëmarrje të kompanive vendore në tregun e NATO-s në vlerë prej rreth 5 miliardë euro në vit.
Me qëllim mbështetjen e kompanive në procesin e marrjes së certifikatave të nevojshme për pjesëmarrje në tenderë në tregun e NATO-s, Ministria krijoi Qendër për mbështetje të kompanive, u tha me këtë rast.
“Për një kohë të shkurtër Ministria e Mbrojtjes apo Qeveria do të dërgojë përfaqësues të tij në Agjencinë për furnizime në mënyrë që të informohen kompanitë për procesin e paraqitjes dhe pjesëmarrjes në bazën e NATO-s. Në këtë mënyrë institucionalisht përkrahim kompanitë që të kenë qasje në tregun e NATO-s.”, – deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
“Kemi shembuj të pjesëmarrjes së një pjese të kompanive nga vendi juaj të cilat me sukses morën pjesë në procedurat e tenderimit dhe kanë lidhur marrëveshje. Sot kemi një mundësi më të mirë të flasim për mundësitë politikat dhe mënyrat se si një numër i madh i kompanive në vendet tuaja mund të marrin pjesë në procedurën e tenderimit dhe të jenë konkurrente.”, – theksoi menaxherja e Agjencisë së NATO-s, Stejsi Kamings.
“Me padurim pres vazhdimin e sesioneve tona dhe mundësinë e mbajtjes së takimeve bilaterale me disa prej kompanive udhëheqëse në sferën e teknologjisë informatike dhe kontrollin e komunikimeve dhe kompjuteristikës dhe të arriturave të fundit në këtë lëmi.”, – u shpreh shefja për furnizime në NATO, Xhenifer Apton.