Polici rrugor rrahu një banor të Çerkezit
SPB Kumanovë, në Prokurorinë Themelore Publike Kumanovë, ka paraqitur kallëzim penal kundër E.M., zyrtar policor në Stacionin Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Kumanovë.
Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në MPB, transmeton Lideri.mk, ka dorëzuar propozimin për inicimin e procedurës disiplinore për shkelje të rënda të rendit dhe disiplinës në punë nga neni 210 paragrafi 1 pika 10 dhe 20 të Marrëveshjes Kolektive të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nenin 26 të Kodit të Etikës për Sjelljen e punonjësve të Ministrisë së Brendshme.
Gjegjësisht, me datë 12.10.2023, polici E.M. së bashku me personin M.M., ndaj të cilit poashtu është bë kallëzim penal, kanë sulmuar fizikisht S.A. nga fshati Çerkez, Kumanovë dhe i kanë shkaktuar lëndime./Lideri