Deklaratë solemne e anëtarit të ri të KSHZ-së, Abdush Demiri
Anëtari i sapozgjedhur i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Abdush Demiri, me të cilin pas disa muajsh u kompletua përbërja e Komisionit, sot në Kuvend do të japë deklaratë solemne.
Kuvendi në kuadër të seancës së 145-të, të mërkurën e votoi Demirin për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Për vendimin votuan 90 deputetë, pa asnjë votë kundër apo abstenim.
Abdush Demiri është propozim për anëtar të KSHZ-së nga partitë e Lidhjes Evropiane për Ndryshim.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve disa muaj ishte pa anëtarin e shtatë, prej se Krenar Lloga u bë ministër i Drejtësisë.