Rajon - Botë

Siguria energjetike dhe përgatitjet për dimrin 2024/2025 tema të takimit të ministrave të Energjisë të vendeve të BE-së

Siguria e furnizimit me energjensa dhe përgatitjet për dimrin 2024-2025 do të jenë tema kryesore në mbledhjen e sotme të Këshillit të BE-së për transport, telekomunikime dhe energji në Bruksel në nivel të ministrave të 27-të vendeve anëtare të Unionit, të ngarkuar për resorin energjetik.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në mënyrë shtesë ministrat e Energjisë do të debatojnë edhe për rekomandimin e Komisionit Evropian për vazhdimin e masave të koordinuara mes vendeve anëtare për zvogëlimin e konsumit të gazit, si dhe për veglat për zbatimin e tranzicionit energjetik.

Me Këshillin do të kryesojë ministrja belge e Energjisë, Tine Van der Straeten, vendi i së cilës është kryesues aktual me BE-në, ndërsa në mbledhjen do të marrë pjesë edhe eurokomisarja për energji, Kadri Simson.