Maqedoni

Gordana Siljanovska – Davkova zyrtarisht kandidate e VMRO-së për Presidente

VMRO-DPMNE-ja ka vendosur që kandidatja për president të Maqedonisë së Veriut të jetë Gordana Siljanovska – Davkova, transmeton TV21.

Siljanovska – Davkovka duke kritikuar pushtetin, veçanërisht për ndryshimet që erdhën pas zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, tha se ajo “gjeti ilaç për të gjitha problemet”.

“Do të ju lënë të hyni në Kroaci, edhe në Gjermani.. Por nga këtu nuk do të ju lenë të dalin”, tha Davkova dhe shpalosi disa nga prioritetet e saja.

“Çfarë mund të bëjë presidenti i ardhshëm? Nuk do të ju mbaj gjatë. Gjykata Kushtetuese, ai grup kushtetues duhet të marrë kompetenca më të mëdha. Gjykatësit kushtetues duhet ta arsyetojnë potencimin e tyre nëpërmjet kushtetutshmërisë. Me shembullin e Islandës dhe Sllovenisë, duhet të garantojmë tjetërsimin e pasurive natyrore dhe të ujërave. Duhet të ketë mundësi të shpërbërjes së Kuvendit, jo vetëm me vetëshpërbërje në rrethana të caktuara. Duhet të largohet e drejta 40% në rrethin e dytë – katër herë iu ka thënë Komisioni i Venedikut. Duhet të precizohet mandatari për Qeverinë e re – sepse kemi problem. Vetëqeveverisja lokale, gjendja e jashtëzakonshme dhe gjendja e luftës, precizimi i kompetencave të presidentit – veçanërisht në fushën e faljes”, tha Siljanovska – Davkova.