Musliu: Nuk pres të respektohet fillimi i fushatës
Ndonëse vendi akoma nuk ndodhet në fushatë parazgjedhore subjektet politike nuk kanë të ndalur me me aktivitetet e tyre. Analisti politik Albert Musliu thotë se nuk pret që ata të respektojnë fillimin e fushatës parazgjedhore.
Sipas tij ata gjejnë justifikime të ndryshme për ta vazhduar agjendën e tyre. Nëse vazhdojnë kështu popullata do të lodhet dhe nuk do të jetë e koncentruar në të gjithë procesin thotë Musliu.
“Partitë politike asnjëherë nuk e kanë respektuar fushatën dhe limitet e fushatës parazgjedhore. Kjo nuk është ndonjë veçori tash. Fatëkeqsisht gjejnë justifikime të ndryshme për ta bërë fushatën e njejtë të cilën vetëm do ta vazhdojnë kur është fushata zgjedhore, normalisht atëherë fondet do t’i kenë më të mëdha edhe prej shtetit.Këto fonde tani nuk janë të obliguar ti justifikojnë para KShZ-së dhe para institucioneve tjera, por institucionet duhet të jenë më vigjilente dhe jo vetëm të konstatojnë se i thejnë rregullat e fushatës zgjedhore.Unë pres që tendenca e partive politike të jetë për njëfushatë të egër por nëse vazhdojnë kështu popullata do të lodhet dhe nuk do të jetë e koncentruar në të gjithë procesin”, u shpreh analisti politik Albert Musliu.
Selimi: Dezinformimi impakt negativ te qytetarët
Veç mosrespektimit të fillimit të fushatës zgjdhedhore analisti politik Sefer Seferi dedekton polarizim të skajshëm, prani të dezinformatave dhe narativ të keq midis forcave politike që sipas tij mund t5 demotivojë qytetarët.
“Klima politike është koxha e polarizuar në të gjitha kampet, qoftë në kampin partiak qoftë në kampin ndëretnik. Duket se ka një polarizim të skajshëm sa i përket zgjedhjeve të cilat do të vijnë. Ajo që ndoshta është më e theksuar është forma e dezinoformatave të cilët nëpër rrjetet sociale të cilët momentalisht janë goxha prezente. Për sa kohë që vazhdohet me kampanjë negative dhe kampanjë të zezë, unë pres që qytetarët të dëmotivohen për të marur pjesë në zgjedhje”, theksoi analisti politik, Sefer Selimi, për TVM2.
Seferi shtoi se për të siguruar një zgjedhje të drejtë dhe transparente, është e rëndësishme që të gjithë aktorët politikë dhe shoqëria civile të angazhohen në promovimin e vlerave demokratike dhe luftimin e fenomeneve negative në fushën zgjedhore.