Maqedoni

Maqedonia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor së shpejti me internet falas

Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ranë dakord sot për të ulur kostot e transaksioneve financiare në të gjithë rajonin deri në fund të vitit, si hapi i parë drejt anëtarësimit në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian, shkruan Reuters duke raportuar për takimin në Tiranë.

Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhey, tha se koha e pritjes për hyrjen në Bashkimin Evropian (BE) ka përfunduar.

Ai bëri të ditur se vendet e rajonit pritet që së shpejti të bien dakord për internet falas në vende publike, transmeton Lideri.mk.

Sipas Varheit, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është ambicioz dhe vendet e rajonit mund ta përdorin atë për të rritur ekonomitë e tyre në 10 vitet e ardhshme.

“Ne kemi besim në Ballkanin Perëndimor se mund t’i shfrytëzojë këto përfitime. Ne besojmë se ky plan mund të kontribuojë në dyfishimin e ekonomisë së Ballkanit Perëndimor në 10 vitet e ardhshme, që nënkupton uljen e hendekut të zhvillimit me mesataren e BE-së”, tha Varheyi.