Për funksionarët pranvera filloi më 1 mars, pagat e tyre rriten sërish!
Lirshëm mund të themi që për funksionarët e vendit pranvera filloi këtë vit më herët, sepse çelën lulet në llogarit e tyre bankare pasi me të hyrë në muajin mars pagat e tyre janë rritur. Funksionarët e lartë në Maqedoninë e Veriut nga dje do të kenë rritje të re të rrogave. Me ligjin që deputetët e miratuan dje në Kuvend, nga dje rroga mujore e tyre u rrit për 1.213 denarë dhe tani secilit deputet i paguajmë pagën bazë prej 121.593 denarë, apo mbi 2 mijë euro. Ajo që është më e çuditshme është fakti se si në mënyrë të hapur kryeministri Kovaçevski tregohet indiferent ndaj kërkesave të punëtorëve, e më keq se kaq paralajmëron se nuk do të ketë ulje të pagave të cilat u rritën në mënyrë të vrullshme dhe pa kërkuar askush. Ndërkaq, punëtorët duhet të dalin në rrugë për të kërkuar paga më të larta e të ballafaqohen me injorim total. E për më keq se kaq me fillim të këtij viti pagat e funksionarëve rriten edhe për 400 euro. Edhe pse ministri Financave, Fatmir Besimi, tha që nuk do të ketë rritje mbetet të shihet sepse vetëm tu besohet është e vështirë