Maqedoni

Ish-kryetari i komunës së Novo Sellës kapet nga policia si pjesë e një grupi kriminal

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi dje se ka arrestuar 10 persona nga disa qytete të vendit dhe se në mesin e tyre është edhe ish-kryetari i Novosellës nga radhët e LSDM-së, Boro Stojçev.

Po ashtu mes të arrestuarve sipas portalit “Antropol”, është edhe Sime Frangov, djali i ish-kryetarit të Komunës së Gjevgjelisë, Ivan Frangov nga radhët e VMRO – DPMNE-së.

Në krye të këtij grupi kriminal që shiste drogë, spekulohet se ka qenë ish-kryetari Stojçev.

Kompania nga e cila e ka origjinën medikamenti është “Eco Energy Cosmos”. Fillimisht e krijuar për prodhimin e energjisë elektrike, por në vitin 2020 e ndërroi aktivitetin në kultivimin e bimëve pikante, aromatike dhe mjekësore për përdorim në farmaci, praktikisht kur mori licencën nga Ministria e Shëndetësisë për kultivimin e kanabisit. Dhe që nga fillimi i vitit është në procedurë falimentimi.

Fjala vjen, në vitin 2017, Boro Stojçev ishte propozuar për kryetar komune nga LSDM. Publiku kujton se Stojçevi ishte i lidhur me aktivitete kriminale në vitin 2018, kur ishte edhe kryetar i komunës së Novosellës.

Gjegjësisht, në korrik të vitit 2018, Stojçev, së bashku me dy anëtarë të familjes së tij të ngushtë, gruan dhe djalin e tij, së bashku me dy persona të tjerë, është kapur gjatë tentativës për kontrabandim të cigareve në afërsi të kufirit maqedono-bullgar. Fillimisht ai mori një dënim me 18 muaj burg, i cili më pas u ul në gjysmë viti.

Për shkak të arrestimit ai ka ushtruar detyrën e kryetarit të komunës së Novosellës vetëm për një vit e dy muaj, nga tetori 2017 deri në dhjetor 2018. Për shkak të presionit për kontrabandën e cigareve, ai është detyruar të japë dorëheqje të parevokueshme.

Para disa muajsh Faktor bëri të ditur se “Total Engineering Strumica”, kompania ndërtimore e biznesmenit Vice Zaev, është bërë pronare e re e Bojana BS Panel, kompani e cila më parë ishte në pronësi të Boro Stojçevit.