Maqedoni

Miteva: Përderisa populli nuk di si ta kalojë muajin, Kovaçevski lavdërohet për rritjen e pagave!

Zëdhënësja e VMRO-së, Marija Miteva, reagoi sot në lidhje me rritjen e çmi
meve derisa, akuzoi Kovaçevskin se po lavdërohet që I ka rritur pagat, por, sipas saj, populli nuk di si ta kalojë muajin, shkruan Alsat.

“Përderisa çmimet rriten dhe populli nuk di si ta kaloj muajin, Kovaçevski lavdërohet se i ka rritur pagat. Që është kulmi i marrëzisë! Këtë e përgënjeshtron personalisht edhe ministri i tij, Bujar Osmani, i cili publikisht u ankua se paga e tij është e vogël dhe nëse një muaj nuk merr pagë do t’i duhet të merr para borxh. Paga e Bujar Osmanit është mbi 125 mijë denarë që është dyfish më e lartë se një shportë e konsumit për një familje katër anëtarëshe. Derisa Bujar Osmani nuk mund të jetoj me këtë pagë, si atëherë Kovaçevski pret që 99% e qytetarëve që marrin paga më të ulëta se Osmani do ta përballojnë muajin”, tha Miteva.