Rritet limiti për fiskalet e skanuara, nuk do jetë më 2.100 denarë!
Qytetarët do të marrin më shumë para nga skanimi i faturave. Rimbursimi nga TVSH-ja ime do të rritet në 3.000 denarë për një tremujor, nga 2.100 sa është tani.
Këtë e bëri të ditur lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në manifestimin partiak në Shtip, transmeton Lideri.mk.
“Lajm i mirë për njerëzit në Maqedoni që skanojnë llogaritë fiskale. Shuma për rimbursim të TVSH-së përmes projektit ‘TVSH-ja ime” do të rritet në 3000 denarë për një tremujor”, tha Kovaçevski.
Kjo masë synon reduktimin e ekonomisë gri./Lideri