Maqedoni

VLEN: Zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së, fitorja e parë e opozitës shqiptare

VLEN: Zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së, fitorja e parë e opozitës shqiptare

Fitoret e opozitës filluan akoma pa ardhur zgjedhjet. Falë presonit të madh të Koalicionit VLEN dhe qytetarëve, por edhe presionit të vazhdueshëm ndaj Qeverisë nga partnerët ndërkombëtar SHBA-ja dhe BE-ja, pushteti hibrid i BDI-së dhe LSDM-së, e humbi betejën për kontrollin e plotë të KSHZ-së dhe manipulimin e zgjedhjeve.

Dje Kuvendi e votoi kandidatin e VLEN për anëtar të KSHZ-së, Abdush Demiri me 90 vota “PËR” dhe pa asnjë votë kundër. Por, opinioni duhet ta dijë se për Abdush Demirin si anëtar shqiptar i KSHZ-së, nuk votuan vetëm pesë deputetët e Ziadin Selës dhe dy të partisë “E Majta” të Apasievit. Shfrytëzoj rastin që në emër të Koalicionit VLEN, të falënderoj të gjithë deputetët të cilët votuan “PËR” z. Abdush Demirin.

Sepse, pavarësisht Koalicionit SELA-APASIEV i cili është një mutacion i BDI-së, me zgjedhjen e Abdush Demirit në KSHZ, koalicioni VLEN shënoi fitoren e parë të madhe. Nga ana tjetër, shihet qartazi se BDI është shndërruar në parti e izoluar politikisht, sidomos nga partnerët strategjik ndërkombëtarë të shqiptarëve. BDI dhe politikat e saj me tipare komuniste, të cilat dirigjohen nga bizneset ruse dhe serbe në vend, tashmë po dështojnë çdo ditë, e nuk mund të mbajë nën kthetrat e saj sistemin e shtetit.
Për fatin e mirë të të gjithë qytetarëve shqiptarë, për fatin e mirë edhe të shtetit, fryma demokratike në vend filloj të vjen me hapa të sigurt, të cilët po i merr koalicioni VLEN. Abdush Demiri është kuadër i cili me punën në të kaluarën e tij dëshmon se në KSHZ do të luftohet për procese zgjedhore demokratike dhe korrekte. Për këtë na bind e kaluara e Demirit. Ai udhëhoqi për një vit me Agjencinë për Punësim dhe atë vit, ky institucion u shpall më i suksesshmi dhe ndër të paktët me zero korrupsion.

Për në fund, falënderoj edhe njëherë të gjitha ata që kontribuan që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të jetë në përbërje të plotë e që parandalaun manipulimin e zgjedhjeve. Falënderojmë për ndihmën të gjithë qytetarët dhe partnerët tonë ndërkombëtare.
Urime shqiptarë!

29.02.2024
Blerim Sejdiu -VLEN