Krenar Lloga: Rezultati i zgjedhjeve të 8 majit do të jetë fillimi i vërtetë i përplasjeve të maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni
Ministri i drejtësisë Krenar Lloga tha se rezultati i zgjedhjeve të 8 majit do të jetë fillimi i vërtetë i përplasjeve të maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni.
“Mendoj që Aleanca mori një mësim nga zgjedhjet lokale në qytetin e Shkupit dhe fatkeqësisht nuk vlejti edhe për ish kryetarin tonë të partisë, sepse Aleanca duke u futur në qeverisjen e VMRO-DPMNE-së në Shkup në atë kohë dështoi, dhe këtë e kam thënë edhe pa ndodhur ndarja jonë në parti, e kam potencuar se ASH dështoi sepse nga dy drejtori mori një dhe në fakt edhe ai një i shkarkuar dhe u vendos një deputetet serbe si drejtoresh”, u shpreh Lloga në emisionin “Intervistë në SHENJA”.
Lloga tha se ASH e mori mësimin se nuk duhet të bashkëpunohet me VMRO-DPMNE-në dhe për këtë shans i dhamë mundësi që të ndodhin ndryshimet kushtetuese dhe të thyhet edhe një herë VMRO-DPMNE.
A mund të përsëritet skenari i viti 2006? Ja çfarë thotë Lloga
I pyetur nëse shqiptarëve mund t’ju përsëritet skenari i vitit 2006, ministri i drejtësisë, Krenar Lloga tha se kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, disa herë ka paralajmëruar se ai preferon dhe do të zgjedh ato shqiptar që janë në opozitë.
“Dihet përse do të kishe zgjedhur ato shqiptarë në opozitë. Problematike është kur ju dakordoini agjenda siç është vendosja e kryqit në Tetovë…”, tha Krenar Lloga në emisionin “Intervistë në SHENJA”.